Tregtarët e Korçës kanë bllokuar herët në mëngjes Unazën e qytetit duke protuestuar në shenjë rebelimi ndaj qeverisë, për të kërkuar hapjen e tregut.
Ata kanë hedhur perimet në rrugë shoqëruar me thirrjet “Hapni tregun” dhe “Rama ik”.
“Kemi 20 vite që punojmë. Sot na është bllokuar hyrja nga bashkia, duam të drejtën tonë. Duam të shesim, nuk kemi të ardhura të tjera. Bashkia nuk na sqaron na ka mbyllur derën në kulmin e prodhimit”, -pohoi një prej protestuesve.
Si pasojë e bllokimit të rrugës, është krijuar radhë e madhe automjetesh, duke paralizuar kështu qarkullimin e tyre.
