Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tregtia e ushqimeve këtë vit arrin rekordin e dekadës

23:12 / April 4, 20224 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
import
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Eksportet dhe importet e mallrave në muajit e parë të vitit kanë pësuar një rritje të fortë, duke kapërcyer edhe shifrat e para pandemisë. Në 2 muajit e parë të 2022-shit, eksportet e ushqimeve arritën 52 milionë euro që është vlera më e lartë e dekadës, dhe me të njëjtin ritëm janë rritur edhe importet e ushqimeve. Tregtia e mallrave në muajit e parë të këtij viti ka ecur me ritme tejet pozitive, duke arritur shifra rekord e kapërcyer të dhënat e para pandemisë.

Vetëm në dy muajit e parë të vitit eksportet arritën në 72 miliardë lekë duke u rritur me 49%, ndërsa importet kapën shifrën e 124 miliardë lekëve.

Sipas të dhënave të INSTAT, në 2 muajit e parë të vitit kanë arritur në shifra rekord të dekadës së fundit edhe eksportet e importet e ushqimeve dhe pijeve joalkoolike. Konkretisht për muajit janar-shkurt 2022 eksportet e ushqimeve ishin në vlerën 6,314 miliardë lekë (51,9 mln euro), që është vlera më e lartë e arritur në 10 vitet e fundit. Eksportet e këtij grupi janë në rritje prej rreth 1 miliardë lekë në raport me vitin e kaluar.

Nga ana tjetër në shifra rekord kanë arritur edhe importet e ushqimeve. Mbi 20 miliardë lekë (164,7 milionë euro) është vlera e ushqimeve, pijeve joalkoolike dhe duhanit të importuar në dy muajit e parë të këtij viti me një rritje prej 4.3 miliardë lekësh në raport me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Kjo rritje e tregtisë të ushqimeve lidhet edhe me përmirësimin e eksporteve bujqësore, të cilat qeveria është zotuar se do ti çoj në 1 miliardë dollarë brenda këtij mandati. Ndërsa në raport me 2 mujorin e parë të 2021 eksportet bujqësore u rritën me 14%.

Nga ana tjetër ndikim në rritjen e vlerës monetare të tregtisë kanë dhënë edhe çmimet e rritura të ushqimeve si në vend ashtu edhe në tregjet  e huaja, pasi e njëjta sasi malli këtë vit është blerë më shtrenjtë se vjet. Ndërkohë shifrat e muajit mars do të jenë të dhënat e para që do të sjellin një panoramë të ndikimit të Luftës në tregtinë e mallrave.

IMPORTET E USHQIMEVE, PIJEVE DHE DUHAN

Janar-Shkurt 2016                  13,586,504,560 lekë

Janar-Shkurt 2017                  13,857,568,919 lekë

Janar-Shkurt 2018                  15,056,543,721 lekë

Janar-Shkurt 2019                  15,297,427,518 lekë

Janar-Shkurt 2020                  15,803,282,239 lekë

Janar-Shkurt 2021                  15,712,672,454 lekë

Janar-Shkurt 2022                  20,014,450,552 lekë

IMPORTET E USHQIMEVE, PIJEVE DHE DUHAN

Janar-Shkurt 2016                  3,124,165,539 lekë

Janar-Shkurt 2017                  2,841,005,032 lekë

Janar-Shkurt 2018                  3,590,779,344 lekë

Janar-Shkurt 2019                  4,230,824,379 lekë

Janar-Shkurt 2020                  4,328,003,842 lekë

Janar-Shkurt 2021                  5,315,824,363 lekë

Janar-Shkurt 2022                  6,314,298,934 lekë

import tregtia ushqimeve
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.