Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tregu i pronave/ Kredia rritet, por përqindja e pronave të shitura me kredi ulet

08:13 / October 12, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
pron
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndërkohë që kredia për shtëpi po rritet, firmat e ndërtimit dhe agjentët e pasurive të paluajtshme raportojnë një përqindje më të ulët të pronave që shiten me kredi bankare. Të dhënat nga vrojtimi periodik i Bankës së Shqipërisë, treguan se në gjysmën e parë të këtij viti 46% e pronave u shitën me kredi bankare, ndërkohë që në 6-mujorin e parë të vitit të kaluar kjo shifër kishte qenë 75%. Ulja e ndjeshme e këtij treguesi është e vështirë për t’u shpjeguar, në kushtet kur statistikat zyrtare tregojnë se kredia për blerjen e pronave vazhdon të jetë në rritje. Sipas Bankës së Shqipërisë, në gjysmën e parë të vitit 2019, teprica e kredisë për pasuri të paluajtshme u rrit me rreth 3% dhe arriti në 113 miliardë lekë.

Të dhënat që dalin nga vrojtimet mund të kenë marzhe të konsiderueshme pasaktësie, sidomos kur bëhet fjalë për shifrat e raportuara nga të intervistuarit. Informacioni mbi ecurinë e çmimeve dhe vlerësimin e situatës nga ana e agjentëve në tregun e pasurive të paluajtshme merret nëpërmjet vrojtimit në terren të një kampioni të përbërë nga 230 subjekte. Subjektet e zgjedhura janë agjentë mobiliar dhe shoqëri ndërtimi, shitjet e të cilëve përfaqësojnë rreth 80% të xhiros së tregut.

Gjatë 12 muajve të fundit nuk duket të ketë shtrëngime domethënëse të kreditimit për shtëpi dhe rritja sasiore e portofolit e dëshmon këtë.

Nga ana tjetër, nëse më pak se gjysma e pronave shiten me kredi, kjo ngre pikëpyetje lidhur me burimet e financimit të pjesës më të madhe të blerjeve.

Për shumicën dërrmuese të familjeve shqiptare, blerja e një prone vetëm me kursimet e veta do të ishte e pamundur, ndërsa të ardhurat nga burimet e jashtme, kryesisht remitancat, prej vitesh paraqiten të stabilizuara dhe nuk ka luhatje domethënëse në kahun rritës të tyre.

Historikisht, edhe paratë nga aktivitetet e jashtëligjshme janë investuar në mënyrë masive në tregun e pasurive të paluajtshme. Ndoshta forcimi i masave që vështirësojnë futjen e këtyre parave në sistemin bankar mund të ketë shtyrë në rritje të investimit të tyre në prona./ Tv Scan

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shqipëri-San Marino/ Shpërthen festa kuqezi, Asllani shënon supergol nga distanca

21:23 / October 6, 2026

U shfaq në videot me Adrian Hilën, reagon për herë të parë Monika Lubonja: Mos më gjykoni për besimin që i dhashë një njeriu të pabesë

20:59 / October 6, 2026

SPECIALE/ 10-vjeçari i lidhur me zinxhirë, rasti i referuar në Prokurorinë e Dibrës prej 7 muajsh

20:18 / October 6, 2026

Plani i BE për zgjerimin/ Shqipëria mes katër vendeve pararojë, Marta Kos zbulon hapat e ardhshëm të Komisionit Europian

19:57 / October 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.