Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

Tregu ndërkombëtar i energjisë arrin shifra rekord

23:17 / March 2, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Energjia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Që prej datës 24 shkurt 2022 kur Rusia nisi sulmin ndaj Ukrainës, tregu ndërkombëtar i energjisë elektrike ka pësuar një rritje drastike të çmimeve. Një rritje e tillë e menjëhershme e energjisë elektrike vjen për faktin se rreth 35-40% e furnizimit me gaz natyror të Evropës sigurohet nga Rusia, dhe duke i bllokuar aktivitetin këtij shteti në kuadër të sanksioneve janë ulur edhe sasitë e gazit që sigurohen prej shtetit rus.

“Ne duhet të gjejmë burime të tjera për energjinë, gazin”, u shpreh para dy ditësh presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, teksa foli për sanksionet që BE ka marrë kundrejt Rusisë për luftën e nisur.

Misioni për të gjetur burime të tjera, pra shtete të tjera për tu furnizuar me energji, naftë, gaz apo grurë tanimë është më i domosdoshëm se kurrë.

Bazuar edhe në bursën HUPX, çmimi i energjisë, në 3 mars do të arrijë në 335.86 euro për megavat, nga 290.63 euro për megavat që regjistroi këtë të mërkurë, duke u shtrenjtuar nga dita në ditë me 65.23 euro për megavat.

Nga ana tjetër në raport me fillimin e luftës në 24 shkurt kur çmimi ishte 178.4 euro për megavat, energjia është shtrenjtuar 157.46 euro për megavat.

Rritja e çmimit të energjisë pak ditë më parë u konfirmua edhe nga qeveria shqiptare e cila i qëndron zotimit për të mos lejuar që fatura e kripur të prekë familjet dhe bizneset e vogla.

ENERGJIA

energjia rekord tregu
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Shndërrimi ekonomik i Shqipërisë, Ekonomi: Të ardhurat për frymë të shqiptarëve drejt 15 mijë eurove

11:25 / February 7, 2026

Rritja e pagave për ushtarakët, Vengu: Synojmë nivelin e NATO-s

10:18 / February 6, 2026

Tirana pret Forumin Ekonomik të Korridorit VIII

12:06 / February 5, 2026

Dëgjesa me fermerët/ Balluku dhe Salla në Fier: Lidhja me fermerët e qarkut është më shumë se bashkëpunim

10:50 / February 5, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.