Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tregu nuk lihet bosh, Wizz Air nis fluturimet nga “vendi i byrekëve” drejt Italisë

19:30 / January 13, 20203 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Aeroporti Nënë Tereza
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Teksa “Fly Ernest” lajmëronte pasagjerët e vet se nuk do të kishte më fluturime që nga 11 janari 2020, kompania hungareze “Wizz Air” njofton se do të nisë fluturimet nga Tirana për në Milano, Bolonja, Venecia, Verona e Piza.

“Të dashur shqiptarë dhe udhëtarë italianë: ne kemi lajme të mrekullueshme për ju! Ne do të kryejmë fluturime në 5 destinacione të reja mes Shqipërisë dhe Italisë nga 29 marsi, nga vendi i byrekëve dhe e tavës së kosit tek shtëpia e picës dhe makaronave”- citon kompania në faqen e saj në facebook.


wizeri

Kompania aktualisht fluturon nga Shqipëria drejt disa destinacineve, mes tyre Budapest, Vjenë, etj.

Kurse “Fly Ernest” në përmbushje të kërkesave të Autoritetit të Aviacionit Civil Italian, njofton pasagjerët se ka pezulluar fluturimet dhe po përpiqet që të rikthehet në treg.

Të gjithë pasagjerët që nuk kanë mundur të fluturojnë për shkak të anulimeve, thotë kompania, mund të kërkojnë një rimbursim të plotë të biletës së tyre duke plotësuar formularin e duhur ose duke shkruar në [email protected] ose [email protected] dhe duke kontaktuar Qendrën tonë:
(IT) +39 02 897 30 660;
(AL) +355 044 810 810;
(UA) +380 44 594 5838.

“Me të vërtetë na vjen keq për këtë kaos të jashtëzakonshëm.
Lidhur me dispozitën e pezullimit:
Pas parashikimit të Autoritetit Kombëtar të Aviacionit Civil (ENAC) të 29 dhjetorit 2019 në lidhje me pezullimin e përkohshëm të licencës sonë të operimit, ne e kemi të pamundur të operojmë me fluturime që prej datës 11.01.2020.
Prandaj kërkojmë nga të gjithë pasagjerët tanë të mos shkojnë në aeroport”, thotë kompania.

fly

Ajo shprehet se ka bërë gjithçka që ka mundur që të jetë në gjendje të operojë dhe garantojë sa më shumë fluturime të jetë e mundur gjatë periudhës së festave, dhe të ndihmojë udhëtarët që kanë udhëtuar ose duhej të fluturonin gjatë atyre dy javëve dhe të cilët fatkeqësisht kanë pësuar vonesa ose anulime. Fatkeqësisht, thotë kompania, dispozita e lëshuar më 29.12.2019, rezultoi në një seri ngjarjesh, të cilat shkaktuan bllokime dhe vështirësi të ndryshme në operacionet e saj.
“Licensa mund të rikthehet pas demonstrimit nga Ernest S.p.A. se ka përmbushur kërkesat e përcaktuara nga legjislacioni aktual për këtë çështje dhe për të marrë revokimin e provizionit të lëshuar nga ENAC. Ne kemi aktivizuar të gjitha veprimet që synojnë marrjen e revokimit të të njëjtës dispozitë, dhe na duhet kohë për të siguruar të gjitha provat e nevojshme, sipas Rregullores (KE) nr.1008 të vitit 2008, për të demonstruar qëndrueshmërinë tonë financiare të nevojshme për rifillimin e operacioneve tona”, shprehet “Fly Ernest” në njoftimin drejtuar pasagjerëve.

Nëse edhe “Fly Ernest” do të hyjë sërisht në treg e do të vazhdojë të kryejë të njëjtat destinacione, sipas rregullave të tregut, kjo do të sillte një ulje të çmimit të biletave të avionëve.

wizz air
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.