Analisti Endri Kajsiu theksoi se kryedemokrati Lulzim Basha tha sot në kuvend gjërat e duhura, por në vendin e gabuar.
Kajsiu nënvisoi se nuk mund të përdoret parlamenti për të treguar orientimet e partisë, por për të komentuar mbi temat dhe problematikat.
“Basha po thotë gjërat e duhur në vendin e gabuar. Nuk mund ta përdorësh parlamentin për problemet e PD. Përdor parlamentin për të orientuar partinë. Kuptuam që nuk është aleancë me LSI, por këto nuk bëhen në parlament, bëhen në kongres në anëtarësi. Po i thotë në mënyrë të gabuar”, tha ai.