Me gjasë ka ndikuar periudha e ngarkuar emocionalisht e pandemisë, por disa prej personazheve të njohur të shoëbizit shqiptar kanë zgjedhur që këtë vit të sjellin në shtëpinë e tyre atmosferën e festave duke vendosur pemën e Krishtlindjes që në nëntor.
Pa pritur datën 6 dhjetor që zakonisht mbahet si data zyrtare e vendosjes së dekorimeve të festave të fundvitit, emra të njohur VIP i kanë festat këtë vit shumë më herët.
Nga Orinda Huta e Turjan Hyska që kanë një super motiv për t’u ndjerë fetsiv këtë vit pasi ata festojnë me Atarën e vogël, Arbana Osmani e Eduart Grishaj; Iva Tiço, Xhemi Shehu, Rudina Magjistari etj kanë dashur shumë që ta përjetojnë atmosferën e ngrohtë të festave shumë më herët se zakonisht.
Me shpresën se ‘Grinch’-i’ i festave që prej dy vitesh mban emrin Covid të zhduket një herë e përgjithmonë le të urojmë gëzuar festat pa pritur dhjetorin.