Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tri anije me drithëra do të largohen nga portet ukrainase në Detin e Zi

21:58 / August 4, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
anije
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Edhe tre anije të mbushura me drithëra do të largohen nga Ukraina më 5 gusht, në bazë të marrëveshjes të mbështetur nga Kombet e Bashkuara për të rikthyer eksportet e drithërave dhe produkteve bujqësore, tha Ministria turke e Mbrojtjes. Tri anijet do të largohen nga portet ukrainase në Detin e Zi.

“Planifikohet që edhe tri anije të largohen nga Ukraina nesër”, tha ministri i Mbrojtjes, Hulusi Akar, raportoi agjencia shtetërore e lajmeve, Anadolu.

Ai tha se edhe një anije pa ngarkesë pritet të niset drejt Ukrainës, pasi aktualisht po inspektohet në Stamboll. Akar ka zhvilluar bisedime me ministrat e Mbrojtjes dhe Infrastrukturës së Ukrainës lidhur me situatën rreth dërgesave të drithërave, u tha në njoftim.

Ky njoftim vjen një ditë pasi anija e parë kaloi Stambollin qëkur marrëveshja për eksportin e drithërave u arrit. Anija u nis nga porti ukrainas i Odesës më 1 gusht dhe ka për destinacion portin libanez të Tripolit.

Moska dhe Kievi arritën marrëveshje muajin e kaluar për rikthimin e eksporteve. Marrëveshja u arrit nën ndërmjetësimin e Turqisë dhe OKB-së dhe synon të zhbllokojë tri portet ukrainase, që janë bllokuar qëkur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt.

Marrëveshja kërkon që një ekip ndërkombëtar, i përbërë nga zyrtarë nga Turqia, OKB-ja, Rusia dhe Ukraina të mbikëqyrin inspektimet dhe kalimin e anijeve nëpër Bosfor. Ky ekip tha përmes një deklarate se anija e parë me sukses ka lundruar dhe se marrëveshja ende po respektohet.

Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Cavusoglu, ka diskutuar përmes telefonit me shefin e OKB-së, Antonio Guterres, për zbatimin e marrëveshjes, njoftoi Ankaraja. Por, detaje të kësaj bisede ende nuk janë publikuar.

anije deti i zi drithera
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestat në Milano, Italia miraton dekretin për sigurinë! Ndalim deri në 24 orë për të miturit dhe gjoba për prindërit

22:36 / October 20, 2026

Paralajmërimi i Trump: Nëse Europa dorëzohet përballë emigracionit, SHBA do të largohet

21:09 / October 20, 2026

The New York Times zbulon ‘pazarin’ Trump-Zelensky, çfarë përmban plani i presidentit të SHBA-ve

15:16 / October 20, 2026

Përplasje e fortë mes autobusit dhe kamionit/ Egjipt, 12 të vdekur dhe 30 të plagosur

14:43 / October 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.