Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tri katet shtesë që po frikësojnë banorët në pallatin e Fatos Nanos

18:13 / December 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
fatos nano21 e1339139316831
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

 Nga tërmeti i 26 Nëntorit ka pësuar dëmtime të rënda edhe pallati pas Shallvareve në kryeqytet i cili njihet si pallati ku ka banuar ish-kryeministri Fatos Nano.

Pallati që shohim në pamje (shihni videon) për të cilin është dhënë leja fillestare për 12 kate për firmën ndërtuese “Vjero” me administrator Anthim Vjero, tashmë është plot 15 kate. Pikërisht këto kate janë kthyer në shqetësim për banorët, të cilëve në kushtet ku ndodhen nuk u intereson legaliteti i shtesës por rrezikshmëria që mund të sjellë konstruksioni.

“Kjo është dhoma e vajzës, sa janë bërë muret në shtator kur ra i pari dhe prapë u dëmtuan. Kemi frikë se kemi shumë krisje nëpër mure. Ka plasaritje në të gjithë pallatin, shembje pllakash, banjës. Jemi shumë të frikësuar për këtë shtëpinë”, thonë banorët.

Me kërkesë të banorëve një grup inspektorësh nga Bashkia kanë bërë një vlerësim të dëmeve në pallatin ku banojnë 70 familje. Në aktin e konstatimit thuhet se në bodrumin e pallati ka dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgavrave metalike.

“Në bodrum ka disa dëmtime të kolonave nga ndërhyrjet e njerëzve për vendosjen e zgavrave metalike, shikohet me sy hekuri i kolonave. Banorët janë të shqetësuar se janë shtuar. Ka çarje të muraturës në apartamente në katin e parë. Mendojmë të bëhet ekspertizë termike nga Instituti i Ndërtimit”.

Banorët kërkojnë të dinë nëse ky pallat është apo jo i banueshëm duke u kryer një ekpertizë profesionale.

fatos nano
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Fluks rekord në Rinas, Policia dhe Doganat shtojnë masat: Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë

12:50 / July 21, 2026

Begaj pret ambasadorin e ri të Meksikës: Të forcojmë bashkëpunimin ekonomik, kulturor dhe turistik

12:36 / July 21, 2026

Tragjedi në Radhimë, humb jetën një turiste finlandeze gjatë zhytjes

11:44 / July 21, 2026

“Flamingot më kanë bërë të mendoj thellë”, Rama: Paketa e Maleve do ta bëjë Shqipërinë “Zvicra e vogël”

11:35 / July 21, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.