Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tri shtëpi e mijëra hektarë tokë të djegura në Kraps të Fierit! Disa vatra aktive në Vlorë, Tepelenë e Memaliaj

22:16 / July 25, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vatra zjarri
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tri banesat në fshatin Kraps në Fier u dogjën këtë të martë si pasojë e zjarreve masive që përfshinë zonën.

Nga flakët, u shkrumbuan dhe mijëra hektarë me pyje. Pavarësisht ndërhyrjes forcat zjarrfikëse e patën të pamundur neutralizimin e vatrave të zjarrit të cilat prej pesë ditësh vijonin të përhapeshin në të gjithë zonën. Flakët u aktivizuan fillimisht në pyjet e Peshtanit e më pas të ndihmuara nga temperaturat e larta dhe era u përhapën në të gjithë zonën. Zjarret u vendosën nën kontroll pas ndërhyrjeve nga ajri me helikopterë.

Drejtori i emergjencave civile, Haki Çako tha se situata është tejet e vështirë dhe se të gjitha strukturat janë në gatishmëri të plotë.

“Është dita e katërt që flakët kanë përfshirë këtë zonë pyjore. Deri ditën e djeshme e kishim pothuajse në kontroll të plotë duke angazhuar të gjitha forcat. Kemi angazhuar Forcat e Armatosura, ndërhyrjen nga ajri me helikopter, janë angazhuar edhe vullnetarë e struktura të tjera. Perfekti i Qarkut ka qenë në krye. Nuk kemi pasur mundësi që ta izolojmë në kohë për të reduktuar këtë dëm masiv që është shkaktuar në pyje. S’kemi pasur dëme në njerëz. Janë dëmtuar dy banesa të braktisura. Jemi duke e vlerësuar situatën. Jemi të gjithë në këmbë. Është situatë që ka përfshirë të gjithë Europën, sot dita ka qenë kritike sa i takon temperaturave, kjo e ka favorizuar gjithë këtë zjarr. Theksojmë se e kemi në kontroll, vazhdon operacioni”, tha Çako.

Zjarre pati edhe në fshatin Çeprat në Vlorë. Si pasojë, u dogj një sipërfaqe e konsiderueshme me bimë e pemë. Ndërkohë u rrezikuan dhe banesat. Nga ana tjetër një vatër zjarri u shfaq dhe në fshatin Risili, ku flakët arritën deri në anë të rrugës. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndërhynë me mjete rrethanore për të fikur flakët. Mungesa e rrugëve por dhe e pajisjeve ua vështirësoi punën efektivëve të Forcave Zjarrfikëse.

Dy vatra zjarri u shfaqën dhe në bashkinë e Tepelenës dhe atë të Memaliaj. Ndërkohë forcat zjarrfikëse ndodhen në terren dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.

aktive tepelene vatra
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.