Rusia sulmoi Ukrainën mëngjesin e së enjtes. Kjo shkaktoi një situatë pasigurie në popullatë. Mjaft qytetarë morën udhët për t’i shpëtuar më të keqes.
Në një video prekëse tregohet një baba ukrainas që dërgon vajzën dhe gruan e tij në zona të sigurta dhe rikthehet vetë në front.
Ai përkëdhel vajzën duke i uruar shëndet dhe duke i thënë se gjithçka do të shkojë mirë. Ukrainasi qan me ngashërim para saj e cila gjithashtu përqafon mes lotësh babain.
