Kreu i Rithemelimit në Bashkinë e Vaut të Dejës, Benard Ndreca thotë se atentati ndaj tij është një sulm politik, teksa shton edhe se ky akt e ka motivuar edhe më shumë për të qëndruar në detyrë dhe thotë i bindur se nuk do të tërhiqet nga politika.
“Unë kam pasur një detyrë shtetërore në 2015-2019, kam qenë administrator i Njësisë Administrative Hajmel dhe aty nuk ka një banor i asaj njësie që të ankohet nga Benard Ndreca sepse unë kam ndjekur detyrën. Jam zgjedhur nga PD e Rithemelimit me votë të lirë, ka një vit dhe të gjithë i kemi bërë gjërat me marrëveshje dhe me bashkëpunim ashtu siç e parashikon udhëzimi. Nuk kam asnjëlloj konlikti apo një piste që mua më çon tek diçka personale. Këto janë sulme politike që i bëhen kryetarit të PD-së dhe jo Benard Ndrecës”,-tha ai për “Tv Klan”.
Pyetje: A keni menduar ndonjë moment që të tërhiqeni nga gara e të largoheni nga jeta politike pas asaj që ndodhi dje?
Benard Ndreca: Kurrë, asnjëherë. Madje më kanë motivuar më shumë për këtë pjesë. Kurrë nuk do të tërhiqem nga politika.
