Fortesa e bosit të ndjerë të drogës, Pablo Escobar, në Medellin, do të rrafshohet me eksplozivë për t’i lënë vendin një parku, që do t’iu dedikohet viktimave të trafikut të drogës.
“Ndërtesa do të shembet. Kjo nuk është një përpjekje për të fshirë historinë, por për të filluar ta tregojmë atë në nder të heronjve të vërtetë, viktimave”, shkroi Bashkia e qytetit në një postim në Tëitter.
Bunkeri tetëkatësh, ku Escobari dhe familja e tij jetuan, do të shembet madje para syve të publikut. Në vend të tij do të ndërtohet një hapësirë përkujtimore prej 5.000 metrash katrorë, në nder të viktimave të vrara gjatë viteve 1980-’90, ndërsa trafikantët e drogës u përfshinë në një luftë të përgjakshme me autoritetet.