Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë ka reaguar për tritolin e vendosur në banesën e gjyqtarit Tonin Sterkaj në Shkodër.
Në një deklaratë, Unioni dënon sulmin dhe kërkon nga organet ligjzbatuese që të zbardhin ngjarjen.
“Unioni i Gjyqtarëve të Shqipërisë kërkon nga organet ligjzbatuese të veprojnë më shpejt se rastet e mëparëshme, për të indetifikuar, kapur e vënë para përgjegjësisë penale çdo autor të mundshëm të këtij veprimi të shëmtuar krimininal, duke dhënë në mënyrë të veçantë mesazhin se, magjistratët në Republikën e Shqipërisë kanë mbështetjen maksimale të Shtetit, për të kryer detyrën e tyre në mënyrë të qetë e pa rrezikuar jetën, shëndetin, pronën e tyre dhe të familjarevë te tyre nga krimi, si një ndër kushtet themelore për forcimin e ligjit, shtetit të së drejtës dhe prospertitetin e vendit”, thuhet në deklaratë.
Ndërkohë, ditën e sotme janë publikuar edhe pamjet e momentit kur autori vendos tritolin në portën e banesës së gjyqëtarit dhe më pas largohet. Si pasojë e shpërthimit pati vetëm dëme materiale.