Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Tritoli tek zyra noteres ishte i porositur, publikohen pamjet që identifikuan autorët

16:30 / February 5, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
noter 750x422 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Dy nga pesë autorët e vendosjes së tritolit në zyrën e noteres Esmeralda Dauti më 30 Janar, janë larguar me motor drejt zonës së Liqenit të Farkës.

Pikërisht aty autorët kanë hedhur motorin e përdorur në krim dhe më pas kanë lëvizur me një automjet tip Audi.

Pamjet filmike ndihmuan hetuesit për identifikimin e autorëve, që dyshohet se ishin paguar për vendosjen e lëndës plasëse tek zyra noteriale.

Kështu hetimet e komisariatit numër 2 zbuluan se në këtë ngjarje janë të përfshirë 5 persona, 3 prej të cilëve janë vënë në pranga dhe që po shihni dhe në këto foto.

Ndërkohë dy persona të tjerë vijojnë të jenë ende në kërkim nga policia.

Paralelisht me kapjen e tyre uniformat blu po punojnë për identifikimin e personit që porositi vendosjen e lëndës plasëse tek noterja Esmeralda Dauti, sulm ky që dyshohet të ketë ardhur për shkak të profesionit të saj.

Grupi prej 5 personash gjithashtu dyshohet të jenë edhe autorët e vendosje së tritolit në një bar kafe në zonën e Komunës së Parisit, ngjarje kjo e regjistruar në 5 Tetor të 2023.

Esmeralda Dauti notere
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident në aksin Milot-Rrëshen, përplasen makina dhe kamioni pranë Rubikut, plagosen katër persona

13:07 / July 20, 2026

Kuvendi shqyrton raportet e SPAK, KLSH dhe Avokatit të Popullit, PD vendos para seancës për pjesëmarrjen

08:23 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Spanja, kampione e Botës! Argjentina zbret nga froni

08:00 / July 20, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.