Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Shtete e Bashkuara të Amerikës, ku një gardiane burgu ka vendosur të vrasë veten me armë zjarri pasi nuk ia doli të ndihmojë dot të dashurin e saj të burgosur që të arratisej me sukses nga qelia.
Viktima është 57-vjeçarja, Vicky White. Ajo nuk pranoi të dorëzohej në polici, pas një ndjekjeje nga këta të fundit, duke zgjedhur aktin ekstrem. Vicky qëlloi veten me një plumb në kokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.
Gardiania ndihmoi të arratisej nga qelia një të dënuar 38-vjeçar, ne alibinë se po e merrte të burgosurin për kontroll të shëndetit mendor.
Gardiania është kapur nga kamerat e sigurisë të një dyqani duke blerë rroba meshkujsh. Disa pamje të publikuara nga “Daily Mail” tregojnë momentin kur policët e SHBA arrijnë të kapin më në fund dyshen pas 11 ditësh arrati.
Makina që ata po drejtonin doli nga rruga e u përmbys teksa po e ndiqnin makinat be policisë nga mbrapa.
Për pasojë burri i arratisur u arrestua. Ndërsa gardiania vrau veten me armë zjarri.
Ndërkohë sherifi i zonës, Singlenton beson se Casey dhe Vicky kishin një lidhje romantike.