Ish-ushtarja e UÇK-së, Shkëndije Hoda ka rrëfyer disa prej gjërave që kanë përjetuar gratë gjatë luftës, një pjesë e të cilave nuk i kanë treguar bashkëshortëve të tyre se cfarë ka ndodhur në të vërtetë. Sipas Hodës, Kosova ka më shumë se 20 mijë persona të dhunuar ndërsa vetëm në rajonin e Gjakovës, ajo ka identifikuar 187 raste.
“Ka gra që nuk i kanë rrëfyer burrave të vet, ka prej tyre që burrat i janë ndarë, ndërsa ka edhe raste në Gjakovë kur familja më nuk i ka pranuar, i ka larguar. P187 raste janë që i kam identifikuar vetëm unë kur kam qenë në uniformë. Vetëm në komunën e Gjakovës ka me mijëra, flitet që janë mbi 20 mijë, por unë mendoj se janë më shumë”, tha Hoda në emisionin “Personale”.
Rastin më të rëndë e cilëson atë që i përket një familje kosovare ku është e vështirë që të bashkohen të gjithë anëtarët pasi vëllai ka përdhunuar motrën rreth 20 vite më parë.
“E kemi një rast që nuk po mundemi me bind familjen për t’i pajtuar. E kemi një rast që pasi e kanë dhunuar, e kanë detyruar edhe vëllain me dhunu motrën. Ai është rast shumë i rëndë. Sa herë që vjen vëllai nga jashtë, motra shkon diku. Ata nuk mund të takohen asnjëherë se nuk mund të shihen në sy”, tha ajo.
