Është bërë bashkë me gruan e tij dhe ka dhunuar prindërit e vet. Kjo ngjarje tronditëse ka ndodhur në Gjilan, ditën e djeshme rreth mesnate, njofton Insajderi.
Sulmi fizik ka ardhur pas një mosmarrëveshje për të cilën në raportin e policisë nuk janë dhënë detaje.
Policia në njoftim bën me dije se “janë arrestuar dy të dyshuar (një mashkull dhe një femër) pasi pas një mosmarrëveshje në familje i kanë sulmuar fizikisht dy prindërit e të dyshuarit”.
Policia tregon se nëna e dhunuesit “ka pranuar trajtim mjekësor”.Kurse “dy të dyshuarit pas intervistimit, në konsultim me prokurorin janë dërguar në mbajtje”.