Alvin, vogëlushi që tërhoqi vëmendjen e të gjitha mediave pas historisë tronditëse në emisionin investigativ “Le Iene” me sa duket nuk është fëmija i vetëm shqiptar që vuan pasojat e vendimeve ekstreme të prindërve për t’u dërguar në Siri.
Fenomeni është akoma edhe më shqtësues.
“Gjatë vitit 2012-2014 brenda territorit sirian janë futur 31 fëmijë shqiptarë bashkë me prindërit e tyre, ndërkohë që 20 të tjerë kanë lindur brenda territorit.
Në 2014, në Siri u vra Shkëlzen Dumani, një shqiptar nga Peshkopia, ndërkohë që mbetën në kamp fëmijët e tij Eva dhe Endri Dumani, asokohe 8 dhe 9 vjeç. Dumani kishte disa muaj që ishte në Siri dhe luftonte me xhihadistët. Viktima ishte në kërkim nga krimet e rënda edhe për rekrutime të shqiptarëve për t’i çuar në Siri për të luftuar kundër qeverisë së Assad.