Ish-sulmuesi i Juventusit, kapiteni legjendar i Palermos, Fabrizio Micoli është dënuar me 3 vite e 6 muaj burg për motivin e zhvatjes me metoda mafioze.
Ky vendim është dhënë nga gjykata kriminale e Palermos. Gjykata në fjalë ka rënë dakord për dënimin e vendosur nga prokurorët. Miccoli akuzohet se ka urdhëruar Mauro Lauricelin, të birin e kokës së Kalsë, një lagje historike e qytetit të Palermos t’i kërkojë binzesmenit Andrea Graffagninin 20.000 euro për blerjen e një diskoje.
Për këtë motiv bomberi i skuadrës së Palermos pritet të vuaj dënimin e dhënë nga gjykata e qytetit jugor të Italisë.