Të shtëna me armë u regjistruan këtë pasdite, të shtunën, më 16 gusht, në zonën Cuotto të Forio d’Ischia, ishull në gjirin e Napolit.
Sipas mediave italiane katër persona u qëlluan me armë zjarri. Tre persona mbetën të vdekur dhe një i plagosur rëndë.
Shkaqet dhe dinamika e ngjarjes janë ende të paqarta.
