Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme pranë një Stacioni Autobusësh në qytetin e Pejës në Kosovë, ku tre persona janë plagosur me armë zjarri.
Mediat e Kosovës raportojnë se tre të plagosurit janë nisur drejt spitalit për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore.
Ende nuk janë identifikuar autorët e ngjarjes, por policia është vënë në kërkim të tyre.
“Rreth orës 21:00 policia është njoftuar se në rrugën ‘Vëllezërit Gërvallë’ në afërsi të stacionit të autobusëve ka të shtëna me armë zjarri. Me të arritur në vendin e ngjarjes policia ka vërtetuar se tre persona janë të lënduar me armë zjarri. Të lënduarit menjëherë janë dërguar në Emergjencën e Spitalit në Pejë dhe dy prej tyre për shkak të lëndimeve të marra janë dërguar në QKUK në Prishtinë. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante. Policia është në kërkim të dyshuarve”, u tha nga Policia.