Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tronditje në Indi/ Tenistja vritet nga i ati për shkak të xhelozisë

18:00 / July 11, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
radhika
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

India është tronditur nga vrasja e tenistes 25-vjeçare Radhika Yadav, e cila u qëllua për vdekje nga i ati në shtëpinë e saj. Rrëfimi i burrit, 49-vjeçarit Deepak Yadav, është rrëqethës:

“E qëllova tre herë në shpinë ndërsa po gatuante.” Një plumb i ngeci në qafë dhe dy të tjerë e goditën në shpinë. Babai i saj tha se e kreu krimin nga poshtërimi: “Më tallën që isha i varur financiarisht prej saj .” Pas krimit, ai u arrestua nga policia dhe e pranoi fajësinë pa rezistencë.

Siç u tha oficerëve Kuldeep Yadav, xhaxhai i viktimës, “Dëgjova një zhurmë dhe u ngjita në katin e parë, ku jeton vëllai im. Pasi hyra brenda, pashë mbesën time Radhika të shtrirë duke rrjedhur gjak në kuzhinë dhe një armë në dhomën e ndenjes. Unë dhe djali im e morëm dhe e çuam me makinë në Spitalin Gurugram.”

Megjithatë, mjekët mundën vetëm ta shpallnin të vdekur.

Edhe pse nuk ishte një yll botëror i tenisit, Radhika Yadav ishte një fytyrë e njohur në Indi. Ajo kishte luajtur 36 ndeshje në njëshe dhe 7 ndeshje në dyshe në turneun ITF, niveli i tretë i tenisit profesional, poshtë turneve WTA dhe WTA 125. Paraqitjet e saj të fundit ishin në mars 2024 në njëshe dhe në qershor 2023 në dyshe, përpara një ndërprerjeje të detyruar për shkak të një dëmtimi në shpatull.

Pavarësisht ndërprerjes së karrierës së saj garuese, Radhika nuk ishte ndalur: ajo kishte themeluar akademinë e saj të tenisit dhe kishte arritur pavarësi financiare. Ajo ishte e re, moderne dhe e pavarur; ndoshta tepër shumë, sipas babait të saj. Tensionet brenda familjes ishin përshkallëzuar në muajt e fundit.

Sipas dëshmive të mbledhura, burri nuk mund ta duronte dot të lihej mënjanë ose të tallej. Ai i kërkonte vazhdimisht asaj të mbyllte Akademinë, por Radhika gjithmonë refuzonte. Ky refuzim, për të atin, ishte pika e kthesës. Ai e vrau me tre të shtëna me armë zjarri ndërsa ajo ishte në kuzhinë.

Babai Indi radhika yadav tenistja xhelozia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.