Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump braktiset nga avokatët, heqin dorë nga ndjekja e çështjeve gjyqësore

23:06 / June 9, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
avokate
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ekipi ligjor i ish-presidentit Donald Trump po pëson një tronditje të konsiderueshme pas aktakuzës së tij në hetimin e dokumenteve të klasifikuara. Në një lëvizje të papritur, Trump njoftoi se po largoheshin dy nga avokatët e tij kryesorë, Jim Trusty dhe John Rowley, nga çështja.

Ndër të tjera ish-lideri amerikan shtoi se tashmë Todd Blanche, një avokat mbrojtës që ai punësoi në prill pasi u padit në Manhattan, do të vijonte me çështjen përkohësisht.

Menjëherë pas kësaj, Trusty dhe Rowley lëshuan një deklaratë të përbashkët në të cilën ata thanë se po jepnin dorëheqjen tërësisht nga ekipi ligjor.

Ata njoftuan se ishin të bindur se Trump do të shfajësohet në betejën e tij ligjore e cila vijon prej kohësh, teksa theksuan se nuk planifikojnë të dalin në media apo të zbulojnë bisedat që kanë pasur me Trump.

Trump përballet me shtatë akuza penale në lidhje me trajtimin e materialeve të rëndësishme qeveritare që mori me vete kur u largua nga Shtëpia e Bardhë në janar 2021. Hetuesit sekuestruan rreth 13,000 dokumente nga pasuria e Trump në Mar-a-Lago në Palm Beach, Florida, gati një vit më parë.

Aktakuza e një ish-presidenti amerikan është e paprecedentë në historinë amerikane dhe shfaqet në një kohë kur Trump është kandidati kryesor për president vitin e ardhshëm.

Rasti nuk e pengon Trumpin të bëjë fushatë apo të marrë detyrën nëse do të fitonte zgjedhjet presidenciale të nëntorit 2024. Ekspertët ligjorë thonë se nuk do të kishte asnjë bazë për të bllokuar betimin e tij edhe nëse ai do të dënohej dhe do të dërgohej në burg.

avokatet doreheqje trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.