Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump dhe plani për një Amerikë që ”njeh veç dy gjini”

16:54 / December 25, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 4
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur Donald Trump ka bërë një premtim të fortë. Ai ka thënë se do të ndalojë ”çmendurinë transgender”, ku theksoi se do të firmosë urdhra ekzekutivë për të ndaluar “deformimin seksual të fëmijëve,” për të larguar çështjet transgjinore nga ushtria dhe sistemet arsimore amerikane.

”Unë do të nënshkruaj urdhra ekzekutivë për të ndaluar derformimin seksual të fëmijëve, për të larguar çështjet transgjinore nga ushtria, shkollat fillore, të mesme dhe gjimnazet”,-tha Trump. Ai shtoi gjithashtu se do të “mbajë burrat larg sporteve të grave,” duke theksuar se do të jetë politika zyrtare e qeverisë amerikane që ekzistojnë vetëm dy gjini, mashkull dhe femër.

Çështjet transgjinore dhe debati politik

Deklaratat pasqyrojnë një përshkallëzim të tensioneve mbi të drejtat LGBTQ në Shtetet e Bashkuara, ndërsa shtetet e kontrolluara nga Demokratët dhe Republikanët kanë ndjekur politika të kundërta lidhur me trajtimin mjekësor dhe librat që trajtojnë këtë tematikë. Në një zhvillim të fundit, Kongresi amerikan miratoi buxhetin vjetor të mbrojtjes duke përfshirë një dispozitë për të bllokuar financimin e kujdesit shëndetësor për fëmijët transgjinor të anëtarëve të shërbimit ushtarak.

“Epoka e artë” (sipas Trump-it)

Trump përdori fjalimin e tij si një moment triumfi, duke bërë premtime të mëdha për mandatin e tij të dytë dhe duke kritikuar ashpër katër vitet e administratës Biden-Harris. “Më 20 janar, Shtetet e Bashkuara do të kthejnë faqen përfundimisht nga katër vite të gjata, të tmerrshme, të dështimit, paaftësisë dhe rënies kombëtare,” tha ai, duke shtuar se një “epokë e re e paqes, prosperitetit dhe madhështisë kombëtare” do të fillojë.

Trump gjithashtu premtoi të përfundonte luftën në Ukrainë dhe të ndalonte kaosin në Lindjen e Mesme. ”Unë do të ndaloj Luftën e Tretë Botërore”,-tha ai, duke shtuar: ”Epoka e artë e Amerikës po afron”.

Donald Trump transgender
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Gjuha diskriminuese e kryeministrit të Sllovenisë kundër shqiptarëve të Kosovës

13:01 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.