Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump do takohet me Xi Jinping javën e ardhshme, Shtëpia e Bardhë nuk përjashton mundësinë e ballafaqimit me Putinin

21:20 / October 23, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan Donald Trump do të takohet javën e ardhshme me homologun e tij kinez Xi Jinping, në kuadër të turit të tij diplomatik në Azi, njoftoi të enjten Shtëpia e Bardhë, duke cituar agjencinë Reuters.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Levitt, Trump do të niset për në Malajzi të premten në mbrëmje dhe më pas do të udhëtojë drejt Koresë së Jugut, ku të enjten e ardhshme pritet të zhvillojë takimin me presidentin kinez Xi Jinping.

Ndërkohë, një takim i mundshëm mes Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin nuk përjashtohet, tha Levitt gjatë një konference për shtyp.

“Presidenti dhe e gjithë administrata shpresojnë që në një moment i tillë takim të ndodhë përsëri, por duam të sigurohemi që prej tij të ketë rezultate konkrete dhe pozitive,” deklaroi ajo.

Trump kishte njoftuar të mërkurën se kishte anuluar një takim të planifikuar me Putinin, për shkak të mungesës së progresit në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.

Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, presidenti amerikan është gjithnjë e më i zhgënjyer nga mungesa e hapave të Rusisë drejt paqes, ndërsa vendimi për vendosjen e sanksioneve të reja ndaj Moskës mbetet në dorën e tij.

“Shtëpia e Bardhë vlerëson se presidenti Trump nuk ka parë ende veprime të mjaftueshme nga pala ruse dhe për t’i dhënë fund luftës, duhen vepra, jo vetëm deklarata,” shtoi Levitt.

putinin shtepia e bardhe takohet trump Xi Jinping
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Vetëdorëzohet në policinë e Kavajës kryebashkiaku i Rrogozhinës Edison Memolla

22:24 / February 9, 2026

“Republika e Kosovës mbetet e palëkundur në…”/ Kurti: UÇK ishte bartëse e një lufte të drejtë e mbrojtëse

22:19 / February 9, 2026

Prokurorja kërkoi 45 vite burg për Thaçin dhe liderët e UÇK, Rama reagon për gjyqin në Hagë: Kërkesa, e pakuptueshme dhe tronditëse

20:40 / February 9, 2026

Arseniku në bukë, reagon Kuvendi/ Deputetët kërkojnë analiza shtesë

20:21 / February 9, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.