Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump fotografohet me gjelin, ndërsa Biden mesazh për pandeminë e Covid-19, ja si e festoi Amerika Ditën e Falenderimeve

21:38 / November 26, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump 1 1gjeli
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i zgjedhur Joe Biden përcolli përgëzimet e Ditës së Falenderimeve dje, duke thënë se vendi do ta kapërcejë pandeminë dhe duke u bërë thirrje amerikanëve të vazhdojnë betejën kundër koronavirusit. Korrespondentja e Zërit të Amerikës Patsy Widakuswara njofton se zoti Biden foli në një kohë kur Shtetet e Bashkuara po përballen me një rritje të ndjeshme të infektimeve të reja dhe kur po shtohet pasiguria ushqimore për shumë amerikanë.

Megjithë rritjen e madhe të rasteve të reja të infektimeve në mbarë vendin, amerikanët po sfidojnë udhëzimet dhe po udhëtojnë për festën. Duke bërë thirrje për sakrifica në komentet e tij për Ditën e Falenderimeve, Presidenti i zgjedhur Joe Biden u tha amerikanëve të dyfishojnë pëpjekjet dhe të vazhdojnë betejën kundër përhapjes së virusit.

“Mos u dorëzoni nga mërzija. E di që mundemi dhe që do ta mposhtim virusin. Amerika nuk do ta humbë këtë luftë,” tha zoti Biden.

Të martën, Presidenti Trump ndoqi traditën e festës, kur i fali jetën gjelit të detit.
“Gjatë kësaj feste, ofrojmë falenderime të përjetshme për mjekët, infermierët, punonjësit e kujdesit shëndetësor, shkencëtarët që vazhdojnë betejën me ‘virusin kinez’ dhe shprehim mirënjohje për vaksinat dhe terapitë që së shpejti do t’i japin fund pandemisë”, tha presidenti.

Gjeli i detit është pjata kryesore në tryezën e Ditës së Falenderimeve, por jo të gjithë amerikanët do të festojnë këtë radhë. Radhët e gjata në qendra bamirëse që ofrojnë ushqim falas pasqyrojnë thellimin e mungesave ushqimore për shumë amerikanë gjatë pandemisë. “Është e pamundur të sigurosh të ardhura kur nuk punon”, thotë një banore e Çikagos.

“Feeding America”, një rrjet me 200 qendra bamirëse që ofrojnë ushqim, përllogarit se në 2020 më shumë se 50 milionë amerikanë janë prekur nga uria, ose 35 milionë më shumë se para pandemisë.

Ndërkohë ish-nënpresidenti Biden po e kalon festën në qytezën bregdetare Rehoboth të shtetit Delauer, ku ai dhe bashkëshortja Jill kanë një shtëpi pushimi. Vajza e çiftit, Ashley Biden me bashkëshortin, do të kalojnë festën me ta. Presidenti zakonisht e ka kaluar këtë festë në shtëpinë e tij të pushimit në Mar-a-Lago, por këtë radhë po qëndron në Shtëpinë e Bardhë.

Fotografohet me gjelin trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.