Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump-Harris, konfirmohen datat e përballjeve televizive mes dy kandidatëve për president të SHBA

22:17 / August 8, 20241 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Harris Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti Donald Trump deklaroi të enjten se është i hapur për të debatuar tre herë në shtator me zëvendëspresidenten Kamala Harris.

Duke folur gjatë një konference për shtyp në resortin e tij në Mar-a-Lago, Trump tha “Se është shumë e rëndësishme të ketë debate” dhe shtoi se ai pranoi ftesat nga NBC News, Fox News dhe ABC News.

Gjatë njoftimit të tij, Trump i citoi gabim disa nga datat, por televizionet dhe stafi i fushatës së Trump sqaruan më vonë se debati i ABC News do të zhvillohet më 10 shtator. Debati i Fox News ishte propozuar për 4 shtator, ndërsa debati në NBC News ishte caktuar më 25 shtator.

Trump kishte thënë më herët se do të anashkalonte një debat në ABC News që ishte planifikuar për në 10 shtator me presidentin Joe Biden, por tanimë situata ka ndryshuar.

Republikani tha gjithashtu se stafet e fushatës zgjedhore kanë rënë dakord edhe për një debat mes kandidatëve për zëvendëspresident, duke shtuar se kandidati i tij, senatori republikan i Ohajos, XHi.Di Vens, “është gati dhe po bën një punë fantastike”.

debati televiziv harris-trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Starmer jep zyrtarisht dorëheqjen si kryeministër: “Puna ime ka mbaruar”, Andy Burnham merr drejtimin e Britanisë

13:40 / July 20, 2026

Përshkallëzimi i konfliktit SHBA-Iran rrit çmimin e naftës

13:21 / July 20, 2026

SHBA-ja vijon sulmet, godet Iranin për natën e nëntë radhazi për të “nderuar” amerikanët e rënë

08:19 / July 20, 2026

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.