Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump: Irani nuk dëshiron të flasë me Europën

11:20 / June 21, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trumpjan272025 1536x1021 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump thotë se Irani nuk dëshiron të flasë me Europën. Trump e përforcoi edhe më tej skepticizmin ndaj përfshirjes evropiane. ”Europa nuk do të mund të ndihmojë në këtë rast”. Ai shtoi se administrata e tij ka zhvilluar bisedime me Iranin dhe se mendon që Irani ishte “vetëm disa javë apo muaj larg nga sigurimi i një arme”.

Presidenti bëri gjithashtu të ditur se afati prej dy javësh që ka vendosur për të marrë një vendim lidhur me përfshirjen ushtarake të SHBA-së në Iran është “maksimumi” i kohës që do të presë dhe se mund ta marrë vendimin edhe më herët. “Po u jap një periudhë kohe. Do të shohim se sa do të zgjasë ajo periudhë. Por po u jap një periudhë kohe, dhe do të thosha se dy javë do të ishte maksimumi”, u tha Trump gazetarëve në Nju Xhersi.

Kjo është hera e parë që presidenti komenton publikisht mbi afatin e vetëcaktuar që përfaqësuesja e tij për mediat lexoi dje gjatë një deklarate për shtyp, duke e vendosur atë si një dritare për zgjidhje diplomatike. Megjithatë, Trump sugjeroi se nuk po e shqyrton mundësinë e përdorimit të trupave tokësore të SHBA-së ndërsa analizon mundësinë e një sulmi ndaj objekteve bërthamore iraniane. “Nuk do të flas për trupa tokësore. Gjëja e fundit që dëshironi janë trupat tokësore,” tha ai kur u pyet nëse kjo ishte një mundësi.

Ai gjithashtu dukej se sugjeronte që nuk beson se Izraeli ka kapacitetin për të shkatërruar të gjitha objektet bërthamore të Iranit vetë: “Ata realisht kanë një kapacitet shumë të kufizuar. Mund të depërtojnë në një pjesë të vogël, por nuk mund të shkojnë shumë thellë. Nuk e kanë atë kapacitet. Dhe do të shohim çfarë do të ndodhë. Ndoshta nuk do të jetë e nevojshme”.

europa irani izrael trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.