Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump kërcënon me ndërhyrje në Kubë: Ishulli në prag të kolapsit mes tërmeteve dhe krizës energjetike

12:49 / March 17, 20263 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
42c2f715 8e02 4067 86a8 d817afb462a2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Situata në Kubë po rëndohet ndjeshëm, teksa ishulli po përballet me një “stuhi perfekte” krizash që ndërthurin tensionet gjeopolitike me fatkeqësitë natyrore.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka rikthyer kërcënimet për një ndërhyrje të mundshme, pikërisht në ditën kur Kuba pësoi ndërprerjen e tretë totale të energjisë elektrike brenda katër muajsh dhe u godit nga një tërmet me magnitudë 5.8 ballë në brigjet e saj juglindore.

“Besoj se do të kem nderin ta marr Kubën”, deklaroi Trump para gazetarëve mbrëmjen e së hënës, duke e cilësuar shtetin ishullor si një komb tejet të dobësuar. Ndonëse ai la të hapur mundësinë e një aksioni ushtarak, burime nga New York Times sugjerojnë se Trump mund të jetë i hapur për një marrëveshje me regjimin komunist, me kushtin e largimit të presidentit aktual, Miguel Diaz-Canel, duke ndjekur një strategji të ngjashme me atë të zbatuar në Karakas.

Në këtë klimë presioni, qeveria e Havanës ka bërë një lëshim historik. Ministri i Tregtisë, Oscar Pérez-Oliva Fraga, njoftoi se kubanët që jetojnë jashtë vendit, dikur të cilësuar si “tradhtarë” tashmë do të lejohen të investojnë dhe të zotërojnë biznese private në ishull, veçanërisht në infrastrukturë. Ky ndryshim kursi vjen si pasojë e gjendjes së mjerueshme të rrjetit elektrik, i cili pësoi kolaps total këtë të hënë, duke lënë miliona njerëz në errësirë për orë të tëra.

Havana zyrtare ia faturon këtë krizë bllokadës energjetike të imponuar nga Uashingtoni. Që prej janarit, pas ndryshimeve politike në Venezuelë, SHBA kanë bllokuar dërgesat e naftës drejt Kubës dhe ka kërcënuar me tarifa çdo shtet që tenton të furnizojë ishullin.

Si pasojë, jeta e përditshme është paralizuar: spitalet kanë shtyrë ndërhyrjet kirurgjikale, rrugët janë shkretuar nga mungesa e benzinës dhe ushqimet bazë po sigurohen me vështirësi të mëdha. Kjo gjendje ka nxitur protesta spontane në disa qytete, ku nuk kanë munguar as përplasjet dhe djegia e zyrave të Partisë Komuniste.

Për t’u ardhur në ndihmë banorëve, dy nisma të ndryshme pritet të zbarkojnë në ishull më 21 mars. Nga njëra anë, diaspora kubane në Miami po kërkon autorizimin e Trumpit për të dërguar një anije civile me ndihma humanitare. Nga ana tjetër, një autokolonë ndërkombëtare e quajtur “Amerika Jonë” (Nuestra América), e përbërë nga organizata socialiste, po përgatitet të dërgojë mbi 20 tonë ushqime dhe pajisje mjekësore.

Kësaj nisme i është bashkuar edhe një delegacion nga Italia, i udhëhequr nga eurodeputetët Ilaria Salis dhe Mimmo Lucano. Salis u nis këtë të martë drejt Havanës, duke deklaruar se qëllimi i misionit është shprehja e solidaritetit me popullin kuban, i cili po vuan pasojat e rënda të embargos amerikane. Ndonëse tërmeti i fundit fatmirësisht nuk shkaktoi viktima, lëkundjet u ndien qartë në mbarë ishullin, duke shtuar dozat e panikut në një popullsi që tashmë po jeton në kufijtë e mbijetesës.

kërcënon kubë ndërhyrje trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.