Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump kërcënon NATO-n: Do e keni punën keq po nuk na ndihmuat me Ngushticën e Hormuzit

11:12 / March 16, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
IMG 9564
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Donald Trump nuk e toleron një NATO indiferente ndaj konfliktin me Iranin: Presidenti i SHBA-së e paralajmëroi aleancën për një të ardhme “shumë të keqe” nëse ndihmon për hapjen e Ngushticës së Hormuzit. Shefi i Shtëpisë së Bardhë i tha Financial Times se vendet që përfitojnë nga kjo rrugë detare duhet të ndihmojnë në sigurimin e saj.

“Është plotësisht e arsyeshme që njerëzit të cilët përfitojnë nga Ngushtica të ndihmojnë për të siguruar që asgjë e keqe të mos ndodhë atje.”, shprehet Trump.

Në bazë të kësaj logjike, Trump kërkoi edhe ndërhyrjen e Pekinit, e madje paralajmëroi se nëse Kina nuk ndërmerr asnjë hap, ai mund ta shtyjë  një samit të planifikuar me Presidentin kinez Xi Jinping.

“Mendoj se edhe Kina duhet të ndihmojë, sepse Kina e siguron nëpërmjet kësaj ngushtice 90% të naftës së saj. Përpara takimit tonë të planifikuar, do të doja shumë të dija qëndrimin e Pekinit. Sepse edhe mund ta shtyjmë udhëtimin”, theksoi presidenti i SHBA.

Sekretari i Thesarit të SHBA-së, Scott Bessent, dhe zëvendëskryeministri kinez He Lifeng përfunduan të dielën në Paris ditën e parë nga dy ditë bisedimesh për të zgjidhur mosmarrëveshjet në armëpushimin tregtar dhe për të hapur rrugën për udhëtimin e Trump në Pekin për t’u takuar me Xi në fund të marsit. Të shtunën, Trump u bëri thirrje vendeve të dërgojnë anije luftarake për ta mbajtur të hapur këtë rrugë të ngushtë ujore për transportin detar, ndërsa forcat iraniane vazhdojnë sulmet pas goditjeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Iranit. Ai tha se shpreson që edhe vende si Kina, Franca, Japonia, Koreja e Jugut dhe Britania të dërgojnë anije në zonë. Kur iu kërkua të specifikonte ndihmën që dëshiron të marrë prej tyre, Trump iu përgjigj Financial Times se kjo mund të përfshijë anije për pastrimin e minave dhe mjete të tjera ushtarake për të neutralizuar dronët dhe minat detare.

“Ne po i godasim shumë fort forcat iraniane”, u shpreh presidenti.  “Atyre nuk u ka mbetur gjë tjetër veçse të krijojnë pak probleme në Ngushticë… kështu që, ata të cilët përfitojnë prej saj dhe duhet të na ndihmojnë ta patrullojmë.” Irani e mbylli ngushticën pasi Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nisën sulme kundër tij më shumë se dy javë më parë.

Nëpër këtë rrugë të rëndësishme detare kalon rreth një e pesta e të gjitha naftës globale dhe gazit të lëngshëm natyror.

kërcënon nato ngushtica e Hormuzit trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarret në Kanada mbulojnë SHBA-në me tym, mbi 100 milionë njerëz përballen me ajër të rrezikshëm

08:48 / July 18, 2026

Si lobimi i fuqishëm bujqësor ndaloi reformën e pesticideve në Europë?!

08:45 / July 18, 2026

SHBA intensifikon sulmet ndaj Iranit, përshkallëzohen tensionet në Gjirin Persik

07:47 / July 18, 2026

Tinguj shqiptarë në Hollywood/ Iso-polifonia shqiptare bëhet pjesë e kolonës zanore të “The Odyssey” të Christopher Nolan

18:08 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.