Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump mesazh të prerë udhëheqësit të Iranit: Paç fat, por durimi i Amerikës tashmë ka sosur

17:32 / June 18, 20253 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Screenshot 2025 06 18 171357
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti i Amerikës, Donald Trump i pyetur nga gazetarët për udhëheqësin suprem të Iranit, u përgjigj: ”Paç fat”. Po ashtu Trump theksoi se durimi i SHBA-së ka mbaruar tashmë, ndërsa konfirmoi se ende synon të marrë pjesë në samitin e NATO-s.

Duke folur pranë Shtëpisë së Bardhë, Trump e përsëriti thirrjen e tij për “dorëzimin e pakushtëzuar” të Iranit. ”Mund ta bëj, mund të mos e bëj. Dua të them, askush nuk e di çfarë do të bëj”, u tha Trump gazetarëve kur u pyet nëse kishte vendosur t’i fillonte bombardimet kundër Iranit. ”Mund t’ju them këtë: Irani ka shumë telashe, dhe ata duan të negociojnë”, shtoi ai. Trump tha se Irani madje kishte lënë të kuptohet se dëshiron të dërgojë zyrtarë të vet në Shtëpinë e Bardhë për të biseduar mbi programin bërthamor të Teheranit dhe për t’i ndalur sulmet ajrore të Izraelit, por shtoi se “është shumë vonë”.

“Unë thashë që është shumë vonë për të folur. Ndoshta do të takohemi. Ka një ndryshim të madh mes tani dhe një jave më parë, apo jo? Ndryshim i madh”, theksoi Trump. Kur u pyet se çfarë kishte nënkuptuar kur në një postim në rrjete sociale të martën kërkoi “DORËZIMIN E PAKUSHTËZUAR!” të Iranit, Trump përsëri la të kuptohej se durimi i tij me Iranin ka mbaruar.

“Është shumë e thjeshtë, dorëzim i pakushtëzuar. Kjo do të thotë që unë e kam humbur durimin, në rregull? Mjaft më, dorëzohem, s’ka më, shkojmë dhe i shkatërrojmë të gjitha gjërat bërthamore që janë përreth”, tha Trump. Trump i bëri këto komente disa orë pasi lideri suprem i Iranit, ajatollah Ali Khamenei, i hodhi poshtë thirrjet për t’u dorëzuar përballë bombardimeve nga Izraeli dhe paralajmëroi se SHBA-ja do të pësojë “dëme të pariparueshme” nëse përfshihet ushtarakisht. Khamenei i kundërshtoi deklaratat e Trumpit për t’u dorëzuar duke i cilësuar si “kërcënuese dhe absurde”. “Njerëzit e mençur që e njohin Iranin, popullin e tij dhe historinë e tij, kurrë nuk i flasin këtij kombi me gjuhën e kërcënimit, sepse kombi iranian nuk është ai që dorëzohet”, tha Khamenei.

“Amerikanët duhet ta dinë se çdo përfshirje ushtarake nga SHBA-ja do të shkaktojë pa dyshim dëme të pariparueshme për ta”, shtoi ai. Trump fillimisht u distancua nga sulmi i papritur i Izraelit të premten, i cili e shkaktoi konfliktin, por ditët e fundit ka lënë të kuptohet se mund të ketë përfshirje më të madhe amerikane, duke thënë se dëshiron “diçka shumë më të madhe” sesa thjesht një armëpushim.

SHBA-ja gjithashtu ka dërguar më shumë avionë ushtarakë dhe luftanije në Lindjen e Mesme. Izraeli i nisi bombardimet ndaj Iranit të premten e kaluar dhe të mërkurën ushtria izraelite tha se ka kryer gjithashtu sulme në Iranin perëndimor, duke goditur depo raketore dhe një raketahedhës të mbushur. Izraeli i ka goditur disa objekte bërthamore dhe ushtarake, duke vrarë gjeneralë të lartë dhe shkencëtarë bërthamorë. /REL/

amerika iran izrael luftë trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Humbin orientimin në malin e Çikës dy turistë gjermanë, njëri prej tyre dëmtohet pas rrëzimit

21:48 / July 18, 2026

Një ditë po, një ditë jo në kazino bashkë me të shoqin, “Zhdukja” e 69 milionë lekëve në Postën e Durrësit, përplasje në gjykatë mes prokurorisë dhe mbrojtjes së ish-drejtoreshës Mataj

21:30 / July 18, 2026

Anglia ndalon shitjen e pijeve energjike për të miturit nën 16 vjeç

20:44 / July 18, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.