Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Trump njoftoi ndërprerjen e marrëdhënieve tregtare me Spanjën, reagon Sánchez: Respektoni ligjin ndërkombëtar!

22:01 / March 3, 20262 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Sanchez
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria spanjolle i është përgjigjur presidentit amerikan Donald Trump, i cili deklaroi se do të ndërpresë çdo marrëdhënie tregtare me Spanjën, pasi vendi evropian refuzoi t’i lejonte ushtrisë amerikane të përdorte bazat e tij për misione që lidhen me sulme ndaj Iranit.

Sipas gazetës El País, qeveria spanjolle theksoi se vendi është anëtar kyç i NATO-s dhe fuqi eksportuese e Bashkimit Evropian.

“Spanja respekton angazhimet e saj, është një partner tregtar i besueshëm për 195 vende në botë, përfshirë SHBA-të, me të cilat ruajmë një marrëdhënie historike dhe të ndërsjellë përfitueshme.

Nëse qeveria amerikane dëshiron ta rishikojë këtë marrëdhënie, duhet ta bëjë duke respektuar autonominë e bizneseve private, legjitimitetin ndërkombëtar dhe marrëveshjet dypalëshe midis Bashkimit Evropian dhe SHBA-së,” thuhet në deklaratën e shpërndarë nga zyra e kryeministrit.

“Spanja ka vepruar në mënyrë të papranueshme,” tha më herët Donald Trump për gazetarët, duke shtuar se kishte kërkuar nga sekretari i Thesarit Scott Bessent që të ndërpriste çdo transaksion me vendin.

“Ne do të ndërpresim çdo marrëdhënie tregtare me Spanjën. Nuk duam të kemi asnjë lidhje,” shtoi ai.

Trump gjithashtu u ankua se Spanja nuk kishte pranuar të rrisë shpenzimet e mbrojtjes në 5% të Prodhimit të Brendshëm Bruto, siç kërkoi ai nga aleatët e NATO-s.

marredhenie nderprerje sanchez tregtare trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Në kërkim për pastrim parash/ Arrestohet në Dubai pronari i “Vlora Cable”, Nexhmedin Danaj

19:20 / September 1, 2026

Abdixhiku: Gjashtë deputetë të LDK-së nuk e votojnë Bekim Sejdiun për president

19:01 / September 1, 2026

Ministri Hoxha takon Nënsekretaren e Shtetit Allison Hooker: Shqipëri-SHBA avancojnë interesat e përbashkëta

18:42 / September 1, 2026

Ish-kryeministri jep dorëheqjen edhe si deputet

17:56 / September 1, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.