Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump nuk do të lejohet të flasë në përmbylljen e gjyqit për mashtrime financiare

22:37 / January 10, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një gjykatës në rastin gjyqësor në Nju Jork kundër Donald Trump, për mashtrime financiare, ka tërhequr lejen që ish-presidentit amerikan t’i lejohet fjala përmbyllëse në këtë rast gjyqësor.

Trump po akuzohet se në mënyrë mashtruese ka rritur vlerën e pronave të tij dhe prokurorja e Përgjithshme e Nju Jorkut, Letitia James, po kërkon 370 milionë dollarë nga ai, por edhe që Trumpit t’i ndalohet që të bëjë biznes në këtë shtet.

Të dy ekipet ligjore do të nisin fjalimet e tyre përmbyllëse të enjten.

Avokatët e Trumpit, të cilët vazhdimisht kanë sulmuar gjyqtarin e rastit dhe prokuroren e Përgjithshme duke i akuzuar për anshmëri, kanë lënë të kuptohet se ish-presidenti do të mbante fjalimin përmbyllës.

Por, në bazë të emaileve të shkëmbyera mes gjykatësit Arthur Engoron dhe ekipit ligjor të Trump, gjykatësi Engoron tha se nëse ish-presidenti dëshiron të flasë “ai do të pajtohet me kufizimet që kam vendosur”, përkatësisht që t’i përmbahet fakteve të këtij rasti gjyqësor.

Në përgjigjen dërguar përmes korrespondencës elektronike, ekipi i Trump e cilësoi këtë vendim si “të padrejtë”, duke insistuar se Trump duhet të lejohet “që të flasë për gjërat për të cilat ai duhet të flasë”. Por, gjykatësi u përgjigj se oferta e tij ishte “merre ose lëre” dhe ekipi i Trump nuk u pajtua, prandaj ish-presidenti nuk do të deklarohet para gjykatës më 11 janar.

Trump, që po konsiderohet kandidati kryesor për të fituar nominimin nga republikanët për garën presidenciale, dhe dy djemtë e tij më të mëdhenj po akuzohen se në mënyrë mashtruese kanë rritur vlerën e pronave të paluajtshme të tyre, në mënyrë që të marrin hua më favorizuese nga bankaz.

Trump vazhdimisht ka shkruar në rrjetet sociale se ky rast gjyqësor “është vendosur kundër meje, para se të fillonte”.

Avokatët e Trump kanë mohuar se ish-presidenti ka mashtruar, duke argumentuar se vlera e patundshmërive është subjektive dhe se bankat që i kanë dhënë hua organizatës biznesore të Trump nuk kanë humbur asnjë para.

gjyq mashtrim trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.