Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump optimist, xhihadi islamik mbështet planin për Gazën

16:17 / October 4, 20252 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump ne londer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Jemi shumë pranë arritjes së paqes! Janë fjalët e presidentit amerikan Trump pasi grupi militant që udhëheq Gazën tha se pranonte pjesë kyçe të planit të paqes, përfshirë lirimin e të gjitha pengjeve. Kreu i Shtëpisë së Bardhë falënderoi Katarin, Turqinë, Arabinë Saudite, Jordaninë dhe Egjiptin për përpjekjet e bëra në negocimin e ujdisë.

“Kjo është një ditë e madhe, do të shohim se si do të shkojë gjithçka. Duhet të presim fjalën e fundit dhe ta konkretizojmë. Më e rëndësishmja është që mezi pres që pengjet të kthehen në shtëpi tek të afërmit e tyre Fatkeqësisht, ju e dini gjendjen në të cilën ndodhen. Pra, dua t’ju njoftoj se kjo është një ditë shumë e veçantë, ndoshta e pashembullt në shumë mënyra. Por ju falënderoj të gjithëve dhe falënderoj të gjithë ata vende të mëdha që ndihmuan. Na u dha një ndihmë e jashtëzakonshme. Të gjithë ishin të bashkuar në dëshirën që kjo luftë të mbaronte dhe të shpëtohej paqja në Lindjen e Mesme. Dhe jemi shumë afër arritjes së kësaj”, deklaroi Trump.

Pasi presidenti amerikan i dha ultimatum grupit militant të pranonte planin e propozuar prej tij deri të dielën në orën 6:00, Hamas u përgjigj se pranonte pjesë kyçe të tij, përshirë fundin e luftës, tërheqjen e Izraelit dhe lirimin e pengjeve. Por ai kërkoi negociata të mëtejshme, lidhur me çarmatosjen e grupit dhe rolin në qeverinë e ardhshme të Gazës.

Më vonë, edhe Xhihadi Islamik, që gjithashtu mban disa prej pengjeve izraelite, e mbështeti qëndrimin e aleatit të tij, Hamas, një lëvizje kjo që mund ti hap rrugën lirimit të të gjithe shtetasve izraelitë të mbajtur peng. Zyra e Netanjahut tha më herët gjatë së shtunës së Izraelit po përgatitej për një implementim të menjëhershëm për fazën e parë të planit të Trump për Gazën për lirimin e pengjeve, pas përgjigjes së Hamas.

gaza trump xhihadi islamik
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rubio përkujton masakrën e Sheshit Tiananmen: Tërbohet Pekini

20:22 / June 4, 2026

Rritja e kostove të karburantit rëndojnë buxhetin e Pentagonit

12:39 / June 4, 2026

Sulme të rënda në Gaza me 8 viktima dhe shumë të plagosur, Netanyahu rrit kontrollin ushtarak në enklavë

09:13 / June 4, 2026

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.