Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Trump sulmon mediat, familjen Biden, pas zbulimit të kokainës në Shtëpinë e Bardhë

22:25 / July 6, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Trump
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-presidenti amerikan Trump ka sulmuar ashpër sot presidentin Biden, të birin e tij të skandaleve Hunter Biden, përfaqësuesin e Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith dhe mediat pas zbulimit të pluhurit të dyshimtë në Shtëpinë e Bardhë, që më pas rezultoi kokainë.

Në një koment në rrjetin e tij social ‘Truth Social’, Trump shkruante:

“A mund ta besojë ndokush se kokaina qe është gjetur në Shtëpinë e Bardhë, në zyrën Ovale, të mund të jetë për përdorim të dikujt tjetër përvecse të Hunter & Joe Biden”.

Mediat konservatore amerikane përcillnin më tej shkrimin e tij:

“Por kujdes, mediat e rreme ‘Fake News’ shpejt do të nisin të thonë se sasia e gjetur ishte ‘shumë e vogël’ ose në fakt nuk ishte tamam kokainë, por vetëm një aspirinë e grirë, dhe shpejt lajmi do të humbasë”.

Pluhuri i bardhë u gjet në fillim të javës në Shtëpinë e Bardhë dhe shkaktoi një mbyllje të përkohshme të ndërtesës, njoftonin Shërbimet Sekrete te SHBA.

Pluhuri fillimisht ishte shpallur i padëmshëm dhe u dërgua për testime ku më pas rezultoi se ishte droga e fortë e ndaluar, kokainë. Shërbimet Sekrete të SHBA thanë dje se “janë ende duke hetuar” shkaqet dhe mënyrën sesi kjo substancë kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë.”

Sekretarja e Shtëpisë së Bardhë,  Karine Jean-Pierre tha dje se “nuk donte të spekulonte”  mbi faktin se cili e kishte lënë drogën aty, por shtoi se zona ku u gjet ishte “shumë e rrahur” nga vizitorët. Biden raportohet se nuk ishte në Shtëpinë e Bardhë në kohën e “incidentit”.

Trump në postimin e tij pyeste nëse gjithashtu hetuesi Smith, kishte qenë në “në zonën e kokainës” pasi sipas tij kreu i hetimit të shkeljeve të Trump, i dukej “si një i droguar.”

Smith ka drejtuar hetimin e dokumenteve të klasifikuara të gjetura në rezidencën e Trump në lidhej me sulmin e 6 janarit 2021 në Kongresin amerikan, pas zgjedhjeve presidenciale të 2020.

Biden po kandidon aktualisht për rizgjedhje në 2024, ndërsa Trump kandidon me republikanët pas humbjes së kontestuar ndaj Biden në 2020. Ata të dy kryesojnë mes partive të tyre.

kokaine shtepia e bardhe trump
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.