Duket se presidenti Donald Trump është dorëzuar në ‘luftën’ për të qëndruar në Shtëpinë e Bardhë pas humbjes në zgjedhjet presidenciale të SHBA-së më 3 nëntor.  

Në një deklaratë për mediat amerikane, Trump i ka bërë thirrje të gjithë popullit amerikan që të ndihmojnë në qetësimin e tensionit në vend, duke thënë se ai nuk qëndron pas dhunës.

“Në dritën e raporteve për më shumë demonstrata, unë nxis që të mos ketë asnjë dhunë, asnjë shkelje të ligjit dhe asnjë vandalizëm të çfarëdo lloji,” tha presidenti në një deklaratë për Fox News. 

“Kjo nuk është ajo për të cilën unë qëndroj dhe nuk është ajo që Amerika përfaqëson. Unë i bëj thirrje të gjithë Amerikanëve të ndihmojnë në zbutjen e tensioneve dhe qetësimin e humorit. Faleminderit.”

Një këshilltar i Trump tha se deklarata do të dalë si një e-mail nga zyra e shtypit e Shtëpisë së Bardhë. Shtëpia e Bardhë do të përpiqet të postojë deklaratën në të gjitha llogaritë zyrtare të Trump në mediat sociale.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here