Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Trump ul tonet: Largohem nga Shtëpia e Bardhë nëse konfirmohet fitorja e Biden

10:04 / November 27, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
trump shtepo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Presidenti amerikan, Donald Trump theksoi sot se do të linte “sigurisht” Shtëpinë e Bardhë, nëse fitorja e Joe Biden në zgjedhjet presidenciale do të konfirmohet zyrtarisht, ndërsa përsëriti se ai mund të mos e pranonte humbjen e tij.

I pyetur nëse ai do të largohej nga Shtëpia e Bardhë në rast të një votimi nga Kolegji i Votuesve Elektoralë duke konfirmuar fitoren e demokratit, republikani theksoi “sigurisht që do ta bëj. Dhe ju e dini këtë”.

“Por, nëse e bëjnë, ata do të bëjnë një gabim, dhe kjo do të jetë diçka shumë e vështirë për t’u pranuar”, shtoi ai.

“Pati një mashtrim masiv”, theksoi Trump edhe një herë për rezultatin e zgjedhjeve, pa dhënë asnjë provë.

Është hera e parë që Donald Trump i përgjigjet pyetjeve të gazetarëve që prej zgjedhjeve presidenciale më 3 nëntor. Që prej kësaj date ai është shprehur se zgjedhjet kanë qenë të manipuluara dhe ka ndërmarrë shumë procedura gjyqësore në disa shtete, të gjitha të hedhura poshtë.

Gjatë konferencës së tij për shtyp me rastin e Ditës së Falënderimeve, Trump theksoi se infrastruktura zgjedhore e SHBA-së ishte si një vend i botës së tretë.

Presidenti i zgjedhur, Joe Biden theksoi nga qyteti i tij i lindjes Wilmington, Delaware: “Në Amerikë kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, dhe ne respektojmë rezultatet. Njerëzit dhe ligjet e këtij vendi nuk do të pranojnë asgjë tjetër”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, aksesoi fotot e përdoruesve pa lejen e tyre

12:14 / November 15, 2026

Katari dhe Turqia nënshkruajnë marrëveshje të mbrojtjes së ndërsjellë kundër sulmeve të jashtme

11:53 / November 15, 2026

Alarm në Uashington! Mossad paralajmëron CIA-n: Irani mund të godasë Trump dhe zyrtarët e tij

11:44 / November 15, 2026

E bujshme/ SHBA i propozon Ukrainës të lëshojë Donbasin, në këmbim të anëtarësimit të NATO-s

14:59 / November 14, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.