Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Del përgjigja e ADN-së: Trupi i murosur është i Sibora Gaganit

21:30 / June 21, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
sibora gagani 11
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Trupi i cili u gjet i murosur në apartamentin në Torremolinos të Spanjës më 6 Qershor, është i Sibora Gaganit. Ajo që dyshohej, fatkeqësisht tashmë është konfirmuar nga testi i ADN-së. Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane, por edhe ato spanjolle. 22-vjeçarja italo-shqiptare u zhduk 9 vjet më parë, në Korrik të 2014-s, pikërisht në Spanjë, aty ku kishte shkruar për të jetuar më të dashurin italian, Marco Romeo.

image 24

Ky i fundit u arrestua më 17 Maj për vrasjen e partneres aktuale Paula, një 28-vjeçarje spanjolle e cila u vra me 14 goditje me thikë nga 45-vjeçari. Ai pranoi po ashtu vrasjen e Siborës, dëshmi nga e cila u tërhoq, e më vonë para gjykatës tha se ishte i pafajshëm.

image 25

Megjithatë dëshmia e tij spontante teksa shoqërohej për vrasjen e Paulas, bëri që të rihapej çështja e Siborës. Kontrollet në shtëpinë ku kishin jetuar zbuluan një kuti prej druri në mur, brenda së cilës gjendej trupi i Siborës. Ajo u vra me 4 goditje thike pas shpine. Marco më pas e futi në kuti dhe e murosi, duke pretenduar se ajo e kishte braktisur dhe ishte larguar.

image 26

Nëna e Siborës, Elisabeta Shahini nuk i humbi kurrë shpresat për të mësuar fatin e së bijës. Pak ditë pas zbulimit të trupit, për mediat italiane nëna e saj tha: “Si fillim dua të kthej vajzën time në shtëpi, e më pas dua që të bëhet drejtësi”.

gaganit murosur trupi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.