Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Truss: Paralajmërimi i Putinit për mobilizim ushtarak, një deklaratë dobësie

23:21 / September 21, 20221 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
liz truss 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, kryeministrja britanike Liz Truss tha se mobilizimi ushtarak rus ishte një deklaratë dobësie.

Komentet e presidentit rus në një fjalim televiziv drejtuar kombit duket se sugjeruan se konflikti në Ukrainë mund të shkonte në një krizë bërthamore.

Ai njoftoi vendimin për një mobilizim të pjesshëm ushtarak, ku do të thirreshin 300 000 trupa ushtarake rezervë, ndërsa Kremlini përpiqet të avancojë përballë një kundërsulmi të forcave ukrainase.

Udhëheqësi rus akuzoi Perëndimin për shantazh bërthamor duke pretenduar se përfaqësuesit e rangut të lartë të vendeve kryesore të NATO-s, kishin diskutuar mundësinë e përdorimit të armëve të shkatërrimit në masë kundër Rusisë.

Gjatë një fjalimi në New York, në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, Truss theksoi rëndësinë e takimit së bashku me liderët e tjerë në një kohë kur bota po përballej me një situatë të vështirë për shkak të luftës në Ukrainë të nisur nga Vladimir Putin.

“Ne duhet ta rimëkëmbim ekonominë globale pas Covid-19 dhe të sigurojmë mbizotërimin e demokracisë”, tha Truss.

Liz Truss mobilizim ushtarak putini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.