Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Tryeza e bashkimit, Kokalari i kthehet Bardhit: Jeni vemjet më të ulëta, i hapët varrin Berishës

18:38 / September 5, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
evi kokalari 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Tryeza e bashkimit të 43 deputetëve të PD-së, nuk është pritur mirë nga aktivistja shqiptaro-amerikane Evi Kokalari. Ajo ka kritikuar ashpër deputetin demokrat Gazment Bardhi, i cili mori iniciativën për të bashkuar deputetët e kësaj force politike, ndonëse jo të gjithë. Kokalari e akuzon Bardhin si hipokrit, dhe thotë se ai po punonte për t’i hapur varrin Berishës. Ajo në fund të reagimit deklaron se të gjithë deputetët e PD-së që i quan “vemje të ulëta” do të zëvendësohen në zgjedhjet e 2025-ës.

Postimi i plotë

O Gaz Bardhi, po ty do të të besojmë ne? Përpara zgjedhjeve të 14 Majit, ti ishe në komunikim të vazhdueshëm me Këlliçin, dhe me një grup të vogël brenda rithemelimit, por dhe brenda PD së Alibeajt, ju po i hapnit varrin Berishës mbas humbjes që ju e dinit ishte e sigurt në 14 Maj.

Naiviteti im që mendova se do bashkoheshit me Berishës vetëm e vetëm që rithemelimi të hynte në garë me logon e PD zyrtare dhe jo Ilir Metën. Sapo u kthye Lulzim Basha në PD, që në fakt ty të dha jetë, dhe mbas dy vitesh që e luftove rithemelimin, po mbledh ti deputët e opozitës?

Ne fakt ti je po aq hipokrit sa vetë Berisha. Dhe fakt mbetet vetëm një: JU TË GJITHË DO ZËVENDËSOHENI NË ZGJEDHJET E 2025! Këtë premtim ja jap Berishës, se ju të tjerët jeni vemjet më të ulta që ka njohur politika e 32 viteve të fundit, dhe nuk meritoni asnjë vëmendje.

Evi Kokalari.
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Reagon Arbër Hajdari dhe shigjeton Erion Veliajn: Nuk kam ëndërruar ndonjëherë të më punësojë larg qoftë Lali Eri!

22:43 / November 2, 2026

“Nuk ka akoma një marrëveshje”/ Projekti në Sazan, Rama ironizon: Po trajtohet sikur flamingot do të vriten dhe do i hajë Trumpi për mëngjes

22:24 / November 2, 2026

“Bombat artizanale, rrezik për jetën e policëve”/ Faik Basha: Protesta u përdor si eksperiment për të krijuar destabilitet

21:19 / November 2, 2026

“Vendoret 2027”, Lefter Maliqi tregon për takimin me Metën: Jam kandidat i vetëm i PL, nëse humbas, faji është imi

20:20 / November 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.