Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Tsipras-Zaev, kandidatë për Nobelin e Paqes të propozuar nga 33 eurodeputetë

14:19 / April 4, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
AFP TV 20190402 POL MKD DiplomacyTsipras VID1326818 EN en
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Plot 33 eurodeputetë nga të gjitha formacionet partiake në Parlamentin Europian, përveç atyre që përfaqësojnë të djathtën ekstreme, kanë nënshkruar një propozim ndaj Komisionit të Çmimeve “Nobel”, me anë të të cilit kërkojnë që kandidatët për vitin 2019 të jenë kryeministrat Alexis Tsipras dhe Zoran Zaev.

Bëhet fjalë për 33 eurodeputetë nga 16 vende të ndryshme të BE-së dhe 6 grupime politike të Parlamentit Europian, të së Majtës, Socialistëve, të të Gjelbërve, Partisë Popullore Europiane, Konservatorëve dhe Liberalëve.

Kërkesa e nëshkruar prej tyre, në thelb mbështet nismën e tunizianes Uided Bushamaui, mbajtëses së çmimit përkatës, e cila duke marrë si shkas nënshkrimin e marrëveshjes së Prespës, si një model dialogu dhe zgjidhjeje paqësore të ndasive, ka propozuar para disa muajsh dy udhëheqësit e shteteve fqinje ballkanike si kandidatë të mundshëm për Nobelin e Paqes.

Pak kohë më parë, Tsipras e Zaev u nderuan me medalje edhe nga Konferenca e Mynihut

Përveç të tjerash, në letrën e nënshkruar nga eurodeputetët theksohet se, duke marrë parasysh ndasitë komplekse nacionaliste, apo edhe dallimet e pazgjidhura në këtë rajon të trazuar nga luftërat, dy kryeministrat bënë hapa përpara, pavarësisht presioneve të brendshme në shkallë maksimale, e te rezultati pozitiv qëndron merita e tyre.

Eurodeputetët, midis tyre emra të njohur në Shqipëri, si Eduard Kukan, Tanja Fajon dhe Knut Fleckenstein, deklarojnë se “ky çmim do të inkurajojë vendet e tjera me dallime shumë të ndërlikuara etnike, për të ndjekur shembullin Tsipras -Zaev”.

Disa ditë më parë, edhe Papa Françesku është shprehur se kryeministri Tsipras e meriton Nobelin e Paqes, jo se nënshkroi marrëveshjen e Prespës, por për deklaratën e tij se “të drejtat e njeriut janë më të rëndësishme sesa marrëveshjet”, e kjo thënie sipas Atit të Shenjtë është vërtet për të marrë çmim.

Alexis Tsipras Nobelin e Paqes zoran zaev
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

A po afrohet paqja në Ukrainë? Moska dhe Parisi nisin bisedimet

12:19 / February 10, 2026

Von der Leyen: Evropa mund të ecë me dy shpejtësi

09:50 / February 10, 2026

Procesi ndaj ish-krerëve të UÇK-së, dita e dytë e deklarimeve përfundimtare në Hagë

09:35 / February 10, 2026

“Makineri varësie” për të rinjtë, nis gjyqi në SHBA ndaj Instagram dhe YouTube

09:22 / February 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.