Trafiku i drogërave është një luftë e përhershme në kufirin SHBA-Meksikë, teksa kartelet punojnë për të trafikuar drogë me vlera miliona dollarëshe.
Tunelet nën këmbët e agjentëve në këtë zonë ishin një nga rrugët që kishin gjetur kartelet për të bërë punën e tyre, dhe gjatë një operacioni më mars ku u sekuestrua një sasi droge me vlerë 30 milionë dollarë, agjentët zbuluan dhe pamjet e tuneleve të bosit të madh të drogës, “El Chapo” në San Diego.
Zbulimi i saj erdhi vetëm dy muaj pasi “super tuneli” më i gjatë i gjetur ndonjëherë u zbulua në janar. Ky tunel shtrihej mbi një milje nën kufirin SHBA-Meksikë. El Chapo njihet si mbreti i drogës dhe ka disa tunele të tilla.