Kryeministri Edi Rama nis këtë të enjte turin Ballkanin. Përmes një postimi në Twitter, ku edhe ka treguar për agjendën e takimeve, Rama flet për refuzimin nga ana e Albin Kurtit. Ai thotë se mëngjesin e sotëm janë dorëzuar 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga qeveria Rama.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor. Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë.
Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite”,-shkruan Rama në Twitter.
