Polici Alberto Crispo shpëtoi një vajzë të re nga vetëvrasja në kantierin e ndërtimit të Chiesa degli Scalzi në Venecia. Agjenti arriti ta kapte ne kohe një turiste 20-vjeçare, me origjinë nga Holanda, e cila kishte rrëshqitur brenda pëlhurës së skelës, e më pas u ngjit në strukturë duke kërcënuar se do hidhej nga lartësia prej 50 metrash.
“Nuk po mendoja për frikën, thjesht po kapja të arrija vajzën që ishte në skelë. Doja të flisja me të, por nuk kishte kohë: sapo mbërrita, ajo u largua dhe e la veten të binte në binte. E kapa nga krahu, duke e mbajtur dhe më pas e tërhoqa lart”, u shpreh polici hero.