Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Turizmi/ Kryebashkiaku i Beratit: Kemi probleme me transportin interurban dhe brenda qyteteve

22:40 / September 12, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
ervin demo
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Berati është një nga qytetet që ka njohur rritje të madhe të turistëve në Shqipëri gjatë këtij viti. Megjithatë, një problem që evidentohet jo vetëm në Berat por në të gjithë vendin, është infrastruktura rrugore.

Kryebashkiaku i Beratit, Ervin Demo, i ftuar në studion e emisionit ‘Opinion’, theksoi se problem për turizmin mbetet transporti interurban dhe ai brenda qyteteve.

“Kemi dy probleme. Kemi probleme me interurbanin dhe autobusët brenda qyteteve. Jo të gjithë turistët janë me mjete. Linjat e brendshme sidomos në zonat rurale janë 1 herë në 4 orë. Dhe kjo është një gjë që ne nuk mund të operojmë me tarifat që kemi prej 10 vitesh. Në qoftë se do shërbim duhet të jemi të gatshëm që dhe duhet paguar për shërbim”.

Sipas kryebashkiakut Demo, këtë vit në Berat ka patur rreth 600 mijë turistë.

“Berati ka pasur bum të jashtëzakoshëm. Deri tani në Berat jemi afërsisht 600 mijë turistë. Përveç hoteleve, bumi më i madh ka qenë këtë vit i shtëpive që prisnin turistë në dhoma apo jepeshin shtëpi me qira. Kjo është një gjë që ne na tregon pikët tona të dobëta, por në të njëjtën kohë shumica e turistëve ikin me mbresa të jashtëzakonshme nga Shqipëria”.

Berat ervin demo turizmi
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“PS me Ramën u ka mundur 8 herë”/ Zvërneci, Balla-opozitës: Mbani një qëndrim, jeni pro apo kundër investimit

11:25 / June 4, 2026

“Bëni teatër me Zvërnecin”, deputeti socialist sulmon opozitën: Nuk folët kur duhej, dolët për show

11:19 / June 4, 2026

Arkitektët e botës në Tiranë, Rama: Zhvillimi dhe natyra duhet të bashkëjetojnë

10:35 / June 4, 2026

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare/ Në axhendë interpelanca me Ramën dhe Ministrat

08:41 / June 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.