Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Pa kategori

Turizmi shëndetësor, 180 të huaj erdhën në Shqipëri në tre muajt e parë të vitit

08:21 / April 21, 20172 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizmi estetik
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shqipëria po bëhet një vend tërheqës dhe për turizmin shëndetësor, ku vendin kryesor e zë ai i rregullimit të dhëmbëve dhe më pak shërbimet estetike. Sipas të dhënave të INSTAT, në tre muajt e parë të këtij viti kanë ardhur në Shqipëri 180 shtetas të huaj pikërisht për këtë qëllim, me rritje 22% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Vetëm në mars, numri i tyre u dyfishua.

Ndërsa vitin e kaluar në Shqipëri erdhën gjithsej për turizëm shëndetësor 663 të huaj.

Vitet e fundit vendet e rajonit (Serbia, Kroacia, Mali i Zi, Maqedonia) përfshirë Shqipërinë janë vënë në një garë të ethshme për këtë lloj turizmi.

Sipas studimeve, personat e gatshëm për të udhëtuar për shërbimet dentare apo trajtimet estetike kanë si kriter parësor për vendimin e tyre cilësinë e lartë të shërbimit, koston e ulët dhe pajisje me teknologji të përparuara.

Drejtuesit e klinikave më të mëdha të stomatologjisë në kryeqytet tregojnë se pacientët e tyre kanë mbetur të kënaqur me raportin cilësi-çmim dhe kanë sjellë edhe të afërmit për trajtime. Po të bëjmë një krahasim edhe me vendet e rajonit të Ballkanit, çmimet e shërbimeve në Shqipëri janë dukshëm më të ulëta.

Numri i lartë i italianëve që vijnë në Shqipëri për qëllime dentare ka “alarmuar” dhe konkurrentët italianë, të cilët përmes shoqatës së tyre, i janë drejtuar disa herë shtetit për t’i propozuat një plan mesash. Ilfattoquotidinato.it, në një shkrim të para pak kohëve e quan Shqipërinë “atdheun e turizmit dentar me kosto të ulët”.

Një destinacion tjetër është dhe ai i turizmit estetik dhe ndërhyrjeve plastike. Por, ai mbetet ende i pazhvillkuar dhe i pakontrolluar dhe mediat e huaja kanë dhënë shpesh alarmin për rrezikun e tij. Mediat italiane dhe spanjolle e kanë quajtur Shqipërinë si xhungla e ndërhyrjeve estetike, ku pasojat më së shumti shkaktohen nga përdorimi i tepruar i filler (substancë mbushëse për lëkurën), një pjesë e të cilave janë të ndaluara në vendet e Bashkimit Europian, si Italia apo edhe Franca. Mjekët japin alarmin se po shtohen qendra të tilla, pa kontrollin e duhur. /monitor/

shendeti
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Kris Jenner zbulon se “përdori” dhe “hoqi” dorë nga Ozempic!

22:03 / May 8, 2026

Gjendja shëndetësore e Ilir Metës, KSHH: Refuzon të hajë ‘ushqimin e komandës’, nuk ajroset

22:58 / April 27, 2026

Shtohen rastet me alergji, mjekja: Mund të na prek në çdo moshë, çfarë duhet të kemi parasysh

22:59 / April 9, 2026

Çfarë roli luan ushqyerja në shëndetin mendor?/ Ja studimi që hedh dritë mbi këtë lidhje, tek njeriu

21:59 / March 30, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.