Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Turizmi “s’ngre kokë” as në korrik, hyrjet e shtetasve të huaj rënie 61.5%

07:36 / August 25, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
turizmi
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

COVID-19 ka vijuar të kufizojë lëvizjet çka ka rezultuar në një situatë dramatike sidomos për sektorin e turizmit në këto muaj të verës. Instituti i Statistikave raportoi se hyrjet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj në territorin shqiptar, në muajin Korrik 2020, janë 663.980. Krahasuar me Korrik 2019, ky tregues rezulton me rënie 61,5 %.

“Në Korrik 2020, hyrjet e shtetasve të huaj në territorin shqiptar janë 387.716. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë me 67,1 %. Numri i shtetasve të huaj të hyrë në Shqipëri në shtatëmujorin 2020 është 1.169.610, duke rënë me 64,7 %, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2019.

Përgjatë shtatë muajve të 2020, Kosova ka rënien më të ulët të hyrjeve të shtetasve në Shqipëri me 52,4 %, ndërsa rënien më të madhe e ka pasur Spanja me 88,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2019” thuhet në publikimin e INSTAT.

Përgjatë këtyre muajve kryesisht në qershor dhe korrik përveçse shtetasve nga Kosova ka pasur hyje nga vende të tjera si Polonia apo Bjellorusia kryesisht turistë me chartera por që nuk kanë mundur të bëjnë ndonjë diferencë. Vetëm në korrik ka pasur 9600 turistë gati katër herë më pak se korriku i një viti më parë ndërsa si 7 mujor hyrjet e polakëve në vendin tonë për 2020 rezultojnë 11 800.

Pandemia ka kufizuar edhe daljet e shtetasve shqiptarë. Sipas INSTAT daljet e shtetasve shqiptarë dhe të huaj nga territori shqiptar, gjatë muajit Korrik 2020, janë 545.962 duke shënuar një rënie me 62,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

“Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2020 janë 246.334. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë 52,3 %. Daljet e shtetasve të huaj nga territori i Shqipërisë gjatë muajit Korrik 2020, janë 299.628. Krahasuar me Korrik 2019, ky numër ka rënë 68,4 %. Numri i shtetasve shqiptarë të dalë nga Shqipëria në shtatë mujorin 2020, është 1.626.642 duke rënë 48,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë” thuhet në raport./ Monitor

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zvërneci, si u refuzua plani i parë/ Qeveria kundërshtoi projektin fillestar për natyrën…

13:39 / October 4, 2026

Dy anëtarë të delegacionit iranian dëbohen nga SHBA

13:20 / October 4, 2026

Dyshohej për shpërdorim detyre gjatë kohës që ishte ministër i Kurtit, drejtori i Portit të Durrësit: Prokuroria Speciale e Kosovës ka pushuar hetimet ndaj meje

12:42 / October 4, 2026

OKB: 55% më shumë civilë të plagosur ose të vrarë në Ukrainë krahasuar me vitin e kaluar

11:28 / October 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.