Nën kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka reaguar lidhur me projektligjin e LSI-së për heqjen e taksave të naftës duke deklaruar se Kuvendi i Shqipërisë ka 3 javë qzë po e bllokon atë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Vasili thotë se është i indinjuar që qeveria nuk ka marrë masa konkrete për uljen e çmimeve në një periudhë të vështirë ekonomike, me çmimet e produkteve dhe karburanteve që rriten dita ditës.
“Turp dhe faqe e zezë që Rama vazhdon me pazarin e ndyrë të Bordit te Trasparencës dhe nuk voton ligjet, që ndihmojnë popullin për të ulur çmimet e karburanteve”, ka shkruar Petrit Vasili në “Facebook”.
Postimi i plotë i Vasilit:
Skandali.Prej tre javesh Kuvendi bllokon projektligjin e LSI per heqjen e taksave te naftes!(DOKUMENTI).Kuvendi i Shqiperise me shpejtesi rrufeje ndryshon Kushtetuten dhe miraton Akte Normative prej dhjetra e qindra milion euro sa here qe i kerkon qeveria.Por ne keto dite teper te renda per qytetaret po ky Kuvend bllokon prej javesh projektligjin e paraqitur nga une ne emer te LSI per heqjen e Takse se qarkullimit dhe te Karbonit nga karburantet duke ulur ne kete menyre cmimin.Pra ky Kuvend i rrembyer nga rilindasit dhe qe telekomandohet nga oligarket dhe Edi Rama me deputetet rilindas eshte kthyer thjesht ne nje çirak dhe perfitues prej tyre.Turp dhe faqe e zeze, qe Edi Rama vazhdon me pazarin e ndyre te Bordit te Trasparences dhe nuk voton ligjet, qe ndihmojne popullin per te ulur çmimet e karburanteve. #VOTOPROJEKTLIGJINBOLLMEPAZARE
