Aktori i humorit, Rezart Veleshnja, ka reaguar pas skandalit të familjes mbretërore, ku Princ Leka ka denoncuar në polici se është dhunuar nga ish-bashkëshortja e tij, Elia Zaharia dhe vjehrri, Gjergj Zaharia.
Lexo edhe :
Related Posts
Në një reagim në rrjetet sociale, Rrezart Velshnja është shprehur i revoltuar kundër këtyre akuzave, ndërsa e kas cilësuar “turp” të thuash që Gjergj Zaharia ka dhunuar Princin.
Ndër të tjera, aktori i ka bërë thirrjeve instancave shtetërore të vënë dorë, ndërsa shprehet se kur gjeste të tilla “bëhen nga intelektualët, imagjino nga një nivel i ulët”.
“Turp e faqe e zezë të flasësh për Gjergji Zaharinë, dhe të thuash që ka dhunuar Princin, ca do e dhunoj Princin ai, Gjergji është 70 e ca vjeç. Një burrë zotni, që ka rritur dhe ka edukuar breza pa fund, një njeri që e respekton një Shqipëri e tërë, një profesor që ka nxjerr me mijëra e qindra student edhe të vijë Princi që ka vjedhur e ka bërë që nga babai, të vij të të preki dhe të vër dore mbi profesorë si Gjergj Zaharia, ore a ka shtet këtu? Vër njëherë dorë, bëj njëherë shembull të venë mënd këta. Se kur bëhet nga intelektualët, imagjino nga një nivel i ulët”, u shpreh aktori i humorit.